
77
Daut Haradinaj nga AAK ka shkruar për rastin që një nxënëse nuk u lejua të hynte në klasë.
Arsye ishte veshja e vajzës me rroba me motive kombëtare për festën e 28 nëntorit, të cilat i konsideroi të papërshtatshme një mësues.
Haradinaj ka thënë se ky rast nuk duhet të kalojë në heshtje, dhe se veprime të tilla duhet urgjentisht të sanksionohen.
“Largimi nga ora e nxënëses me simbole kombëtare nuk duhet të kalojë në heshtje. Ngjyrat kuq e zi paraqesin ngjyrën e sakrificës shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi, prandaj veprime të tilla duhet urgjentisht të sanksionohen”, shkroi ai në Facebook.