ShowBizzz

Dea Mishel moderatorja e ardhshme e “S’e Luan Topi”? Ja ç’thotë Erjona Rusi

Dea Mishel ishte e ftuar në punatën e sotme të programit “Më lër të flas”, ku foli si rrallë herë për jetën e saj private përpos asaj profesionale.

Në këtë bisedë Dea qeshi, qau, si dhe bëri disa deklarata që tërhoqën vëmendje.

Në fillim të programit ajo i bëri një ngacmim Erjona Rusit, në formë shakaje, tek e pyeti nëse ka ndonjë gjasë që t’ia marrë punën vitin tjetër.

Dea: Doja të të pyesja, si të jam dukur në prezantim?

Erjona: Në prezantim? Mir mir

Dea: Ka ndonjë gjasë të ta marr punën vitin tjetër?

Erjona: (qesh) Shiko, po duhet të kesh këllqe. Unë e di se si e mbaj shpirtin ndër dhëmbë sa herë më vjen për të qarë në këtë studio dhe më ndodh gjithmonë. Por e di si është puna? Nuk mund ta bëj përjetësisht këtë punë, kështu që pse jo?

Dea: Bëj shaka, më pëlqen shumë dhe prandaj kam ardhur këtu sot

Kujtojmë se Dea aktualisht është bashkmoderatore e rubrikës “Influencer” në “E Diell” së bashku me Argjira Spancën.



lokimagazine