Në fillimet e “Big Brother VIP”, mund të themi se Dea Mishel nuk ishte një nga të preferuarat e publikut edhe pse kjo gjë ndryshoi me kalimin e ditëve derisa ajo arriti të shpallej një nga finalistet.
Ashtu si shumë banorë të tjerë, edhe Dea u bë pjesë e memeve që qarkullonin nëpër rrjetet sociale.
Pak më parë ajo ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, ku ka treguar gjënë e vetme që e ka mërzitur më shumë pas BBV.
Dea tregoi se kishte të bënte me një foto të saj të kapur shumë afër, ku dukeshin pak probleme tek dhëmbët, problem që ajo tashmë do e rregullojë.