BBV

Debat i ashpër mes Ledjonës dhe Ilnisës, përfshihen dhe banorët e tjerë: Ti kur nuk kupton sytë e Meritonit…

Një tjetër debat i ashpër ka ndodhur gjatë kësaj jave mes Ledjonës dhe Ilnisës, i cili agravoi dhe shkoi deri te profesioni, ku u përfshinë dhe banorët e tjerë e gjithashtu dhe opinionistët.

LEDJONA: Kam shumë respekt për veten, për punën që bëj dhe për kauzën që bëj. Puna jashtë fletr vetë. Të gjitha femrat janë ofenduar nga Ilnisa Agolli. Nëse ka një rast që është ofenduar një femër nga unë, nuk e kam bërë për t’u faktorizuar si Ilnisa. Ka ardhur ka goditur ujin me këmbë dhe ka sjellur ushqim për të gjithë përveç meje. Unë mbeturinë nuk e quaj një femër. Më ka thënë e pandershme, e pamoralshme, unë nuk do e bëj kurrë.

ILNISA: Më ke nxjerrë gjëra të pavërteta. Më je drejtuar gjithmonë pa ditur unë pse. Kush je ti që mat nivelin tim? Mos u kacavjerrë pas një klipi, sepse ëshntë i shkurtër për të fshirë të gjithë gjurmët.

LEDJONA: E kam parë Ilnisën, por e kam thënë që nuk njoh asnjë këtu përjashtë.

ILNISA: Unë me ty kam bërë vetëm një gabim me një epitet që kam thënë dhe kam kërkuar ndjesë publike.

LEDJONA: Më ke thënë që nuk të njoh dhe sapo dëgjova që ke parë emisionin tim.

ILNISA: Ma nisnin të gjithë. Kush je ti që gjykon gazetarinë time?

LEDJONA: Deformon të vërtetën.

ILNISA: Pse drejtoheshe ashtu në atë mënyrë gjatë kohës së sfidës?

LEDJONA: E pamundur Ledion, nuk mund të vazhdoj dot me atë.

ARBËRI: Kjo historia që e njohim, s’e njohim është një budallallëk. Gjuha që përdor Ilnisa është një gjuhë e pavendë, skandaloze. Unë e di që ty të sheh gjithë bota, të paktën kur të mbaroj unë do çohem me gjithë botën dhe do të të dëgjojmë ty. Si ka mundësi që të gjithë e kanë gabim, ti asnjëherë? Ç’lidhje ka açja në gojë?

ILNISA: Ashtu erdhi.

ARBËRI: Si ashtu erdhi? Është diçka e shëmtuar.

ILNISA: Në rregull kërkoj ndjesë.

ARBËRI: E vazhdon dhe thua çfarë ka, çfarë ka. E shëmtuar mua më duket që ti i ikën lumit të ofendimevce që bën. Mos të filloj t’i numëroj sepse s’do mbaroj kurrë.

ILNISA: Jam shumë e fyer vërtet.

ARBËRI: Edhe Ledjona është shumë e fyer. E ke parë apo s’e ke parë emisionin e asaj?

ILNISA: Emisionin e asaj e kuptove në çfarë kontesti e kisha. Ma kanë nisur dhe e kam parë që ishtge një copy-paste.

ARBËRI: Nuk është e ndaluar.

ILNISA: Ti ke mendimin tënd dhe unë e vlerësoj.

ORI: Nuk e kuptoj se si njerëzit që merren me këto muhabete profesioni. Është publiku që vendos nota. Unë i kam parë emisionet e të dyja gocave dhe më kanë pëlqyer. Ajo që s’më pëlqen është që në asnjë rast nuk e kam parë Ilnisën të tregojë pak nga ajo puna si gazetare në debatet që bën. Ja ka thënë dhe Rikes për debatin me Meritonin, ja ka përmendur dhe Ledjonës nivelit. Do të doja që të paktën, këtë nivel që kërkon nga të tjerët t’ia shikoja në sjellje në debat, kur të bën për të qeshur. S’ka pse të shkojmë gjithmonë në ofendime. Të them të drjetën nuk ja keni kursyer njëra-tjetrës dhe kur thoni gratë, gratë…

ARBËRI: Gratë po hajnë njëra-tjetrën për së gjalli.

VESA: E kam kritikuar sepse nuk ka dalë pjesa. Kjo është e para që i ka thënë rrugaçe, i ke rënë rruzullit tokësorë…

ILNISA: Vazhdoni, vazhdoni.

ERJOLA: S’ke bërë gjë të mirë për këtë do mbahesh mend.

ORI: Ilnisa vetëm një pyetje. Klipi fillonte që nga përfundimi i prime-t. Çfarë të bëri Ledjona që u revoltove kaq shumë?

ILNISA: Çështja e nivelit e përcaktuar nga sytë e Ledjonës.

ORI: Ti e përcakton nivelin me sy? Ti që ja thua ballit nuk është problem?

ILNISA: Këtu rrota e historisë kthehet vetëm pas.

ERJOLA: Ti s’lexon dot sytë e Meritonit, do lexosh të Ledjonës.