ShowBizzz

Debatet e para mes Selin dhe Mirit: Fitohet me pak fytyrë, je kurdisur, kafen në Myslym Shyr do e pimë…

Banorët e “Big Brother Vip”, dyshja e pandashme Selin dhe Mirë, duket se kanë prishur raportet me njëri-tjetrin, pasi mes tyre ka pasur një debat teksa ata qëndrojnë tek shpella.

 Selin: Unë kam thënë që do vi momenti që do ndahem nga Miri. Ti po mundohesh të thuash që unë ndahem nga Selin kur dua unë. Ndarjen e bëre në mënyrë të shëmtuar.

Respektin tim e ke, për ditët e mia, raportin e mirë tonin dhe kafen në Myslym Shyr do e pimë se unë e kuptoj që ti je i kurdisur për këtë lojën.

Brenda këtyre mureve ti je i gatshëm të bësh çdo gjë për këtë lojën, por nuk fitohet kështu, fitohet me pak anë njerëzore, me pak fytyrë, karakter dhe personalitet.

Nëse ke gjë tjetër për të shtuar, jam e gatshme deri nesër në mëngjes për bisedë. Big Brother po bën ti, jo Selin. Selin po bën si po i vijnë situatat, si ia do zemra dhe instikti.

Të Ngjashme