ShowBizzz

Degradon në përleshje fizike debati mes Shqipes dhe Edonës

Dy vajzat e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edona dhe Shqipja, janë përplasur keq me njëra-tjetrën.

Gjithçka ka nisur në dhomën e gjumit, ku Shqipja e ka akuzuar Edonës se nga ana e saj ka pasur edhe përleshje fizike, pasi e ka kapur për krahu.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Megjithatë, një lloj sulmi fizik ndodhi edhe nga ana e Shqipes teksa Edona po futej në dhomën e gjumit dhe mbyllte derën.

Në pamjet e publikuara, teksa Edona iu afrua me gjoks për t’ia mbyllur derën, Shqipja në tentim për ta hapur derën sërish godet me shqelm Edonën, të cilën e prek pastaj edhe me kraharor.

Debati mes vajzave ka qenë i ashpër edhe në oborr, ku nuk kanë munguar ofendime dhe përdorim të fjalorit banal.



lokimagazine