ShowBizzz

Deklarata e aktorëve të “Friends” në lidhje me vdekjen tragjike të Matthew Perry!

Pesë yjet, miqtë e të ndjerit Matthew Perry nga seriali “Friends”, kanë dhënë një deklaratë të përbashkët zyrtare në lidhje me vdekjen tragjike të aktorit në moshën 54-vjeçare.

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer nënshkruan të gjithë deklaratën, duke u thënë fansave se janë zemërthyer nga lajmi.

Ata thanë për “People”:

TS Poll - Loading poll ...

“Ne jemi të gjithë shumë të shkatërruar nga humbja e Matthew. Ne ishim më shumë sesa thjesht shokë. Ne jemi një familje. Ka kaq shumë për të thënë, por tani do të marrim kohë për të mbajtur zi dhe për të përpunuar këtë humbje të pakuptueshme. Me kalimin e kohës do të themi më shumë, kur të kemi mundësi. Për momentin, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matthew, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën”.

Perry luajti si Chandler Bing në serialin “Friends”. Ky serial i cili ndoqi jetën e gjashtë miqve në të 20-at e tyre që jetonin në New York, ishte një hit i madh në të gjithë globin kur u transmetua midis 1994 dhe 2004.

Rikujtojmë, se aktori u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Sipas mediave të huaja, aktori u gjet i pavetëdijshëm në vaskë në shtëpinë e tij.



lokimagazine