Lajme

Deklarata e fortë e avokatit: Rama, i përfshirë në përgjimet për çështjen “Dumani”

Avokati i gazetarit Elton Qyno pretendon se në përgjimet e materialeve hetimore për “çështjen Dumani”, i përfshirë është edhe kryeministri Edi Rama.

Avokati Arben Llangozi ka hedhur akuza të rënda ndaj SPAK, duke u shprehur se  SPAK ka dashur të frenojë dhe ti ndalojë këto publikime.

Unë mendoj se arsyeja që pse SPAK-u donte të merrte dokumentacionin e zotit Qyno ka qenë fakti se në këto përgjime ose më saktë transkriptime, ka qenë një numër i lartë publikimesh, ose më saktë një numër lartë përgjimesh ku kanë dalë një numër i lartë politikanësh. Në mes tyre në dijeninë time ka dalë dhe zoti Rama, që është përmendur në disa raste dhe ndoshta SPAK-u ka dy mënyra. Ose duhet të frenojë dhe ti ndalojë këto publikime dhe të mos i hetojë, ose kërkon që ta hetojë. Kjo ngelet një pikëpyetje”, tha Llangozi.

Ai tregoi se i janë drejtuar menjëherë Gjykatës së Strasburgut për të ankimuar vendimiin e sekuestros së kërkuar nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO.

Ne kemi ndjekur disa rrugë. Ditën e sotme i jemi drejtuar gjykatës së Strasburgut sepse tashmë siç ju jeni në dijeni, gjykata e Strasburgut është shprehur se nuk duhet të cenohet liria e medias. Dhe ne mendojmë se së shpejti, për çështje ditësh, do kemi një vendim për zotin Qyno. Së dyti i jemi drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke i kërkuar të hiqen sekuestrot e vendosura. Njëkohësisht nëpërmjet gjykatës ne do të kërkojmë moskompetencën e çështjes, sepse kemi të bëjmë me moskompetencë lëndore. Po ditën e sotme, është depozituar një kallëzim penal edhe për gjyqtaren e çështjes e cila ka nxjerrë këto masa kundrejt zotit Qyno. Për arsye se gjyqtarja ka shpërdoruar detyrën, ka dhënë një vendim të pavlefshëm referuar kompetencës lëndore. Nëse gjykata s’ka qenë kompetente atëherë pse e dha vendimet për kontroll banese, etj”, tha avokati.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo