Sot në “Instagram”-in e “Big Brother VIP” është publikuar një video nga Dhoma e Rrëfimit, ku shfaqet Brikena duke folur për Mateon. Ajo tregon një moment që kishte gatuar për të dhe veten, e ndërkohë Mateo nuk kishte shkuar për të ngrënë por kishte qëndruar me Selin dhe Shëndritin.
Brikena shton dhe episodin kur ai ka marrë për krahu Selin, për t’a nxjerrë jashtë dhe për t’a hedhur në pishinë. Por gjëja që i ka habitur më shumë publikun është momenti kur në italisht thotë ‘voglio chiudere con lui’ që do të thotë ‘dua ta mbyll me të’.
“Doja të gatuaja për mua dhe për Mateon. E bëra pjatën gati, i bëra një zemër. Hodha për atë dhe për vete. Ai po rrinte me Selin dhe Shëndritin. Unë e ha krejt pjatën, ai nuk vjen. Edhe për ty është më e rëndësishme me nejt me fol me Selin se sa me ardhë brenda me respektuar bukën që unë bëra për ne të dy. Njerëzit me zor presin me pas këtë mundësi prej meje edhe unë po ta jap ty mundësinë me qenë me mua. E ka ditur shumë mirë se sa të rëndësishme e kam me dhënë një puthje, më ka bërë me u ndje shumë keq. Shkon me kap për krahu me hedh në pishinë sidomos një vajzë që as që e kam shoqe, kur doli klipi që mund të jetë keqkuptuar që ti mund të kesh pëlqim për të dhe shkon e bën këto gjeste. Më ka lënduar kjo gjë. Dua t’a mbyll me të”, thotë Brikena.
View this post on Instagram
A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
