Motra e Mateo Borrit, Kejsi Borri, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “She’s on air”, ku komentoi lojën e të vëllait në “Big Brother VIP 5” dhe marrëdhënien e tij me banoren Brikenën.
Kejsi tregoi se babai i saj nuk ka përmendur ende fjalën “nuse” për Brikenën, por që të paktën e pranon si paraqitje.
“Fjalën nuse nuk e ka përmendur akoma, por që dhe babit tim i pëlqen Brikena le të themi si paraqitje të paktën se nuk është se e njeh tamam. E njeh vetëm nëpërmjet televizionit dhe e njeh aq sa e njohin të gjithë,” tha ajo.
Moderatorët e pyetën gjithashtu nëse babai ishte dakord me ndërhyrjet e Mateos në mënyrën se si Brikena vishet brenda shtëpisë. Kejsi u përgjigj duke treguar stilin e edukimit në familje:
“Babi im të paktën me mua në veshje nuk ka qenë aq i rreptë, kurse Mateo ka qenë. E ka pjesë të karakterit. Ka patur raste që dilja nga shtëpia dhe mund t’i dukej një fustan pak më i shkurtër dhe më thoshte a ka mundësi ta ulësh atë fustan para se të dalësh. Por që të jetë i rreptë, i keq, nuk është. Ta thotë me lezet që ti t’a marrësh në konsideratë.”
Kejsi u shpreh se pëlqimi i Mateos për Brikenën duket i qartë, por marrëdhënia është ende e njohur vetëm përmes ekranit dhe përfaqëson një zhvillim interesant brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
