LifeStyle

Deklarata – Në moshën 85-vjeçare bën bujë në OnlyFans, aktorja rrëfen kërkesën e çuditshme nga fansat

Aktorja Donna Mills u habit nga kërkesat e pazakonta që filloi të merrte pasi hapi profilin e saj në OnlyFans.

Ylli i “Knots Landing” tha së fundmi për People se e hapi llogarinë për të qenë në kontakt më të drejtpërdrejtë me fansat e saj.

Vetëm disa ditë më vonë, ajo zbuloi kërkesat e pazakonta që përdoruesit e saj po i dërgonin.

Duke folur për Entertainment Tonight, aktorja 85-vjeçare tha se kërkesat më të pazakonta lidhen me vreshtin e saj. “Dikush do që unë të filmoj veten duke shtypur rrush”, i tha ajo prezantuesit Kevin Frazier.

Së cilës Frazier iu përgjigj: “Pra, duan t’ju shohin këmbët? Duan t’ju shohin gishtërinjtë e këmbëve.” Mills qeshi dhe pranoi se kjo ishte ndoshta arsyeja. “Po, mendoj. Duket sikur shumë njerëz eksitohen nga gishtërinjtë e këmbëve”, tha ajo, duke shtuar se kishte ndërmend ta përmbushte atë kërkesë.

Të Ngjashme