Pas polemikave të fundit në “Big Brother VIP Albania”, ku çështja e higjienës personale të Brikenës dhe përdorimi i çarçafëve u bë temë diskutimi në spektaklin “Prime”, nuk kanë munguar reagimet nga jashtë shtëpisë. Një nga mbështetësit më të fundit ka qenë stilisti i njohur Niko Komani, i cili ka dalë publikisht në mbrojtje të banores, duke u bazuar në njohjen personale dhe eksperiencën e tij të punës me të.
Komani riktheu vëmendjen te bashkëpunimi i tyre në programin “Supernova”, ku ka punuar ngushtë me Brikenën. Ai hedh poshtë pretendimet se ajo nuk është e kujdesshme me higjienën e saj dhe përmes një videoje shprehet me bindje se banorja ka qenë gjithmonë shumë e rregullt dhe e pastër. “Duke pasur parasysh eksperiencën që kemi pasur me Brikenën në Supernova, mund të them nëse është e pastër apo jo. Brikena gjithmonë ka qenë shumë e rregullt dhe e kujdesshme për veten. Ajo përdorte make-up, por në mënyrë të rregullt dhe të pastër. Edhe kur ulej në vende të bardha, nuk linte njolla nga make-up-i,” tha Komani.
Stilisti shtoi se Brikena ka qenë gjithmonë e pastër, jo vetëm nga parfumi, por edhe nga paraqitja e përgjithshme, me flokë të rregullt dhe veshje të pastra. Ai theksoi se kjo është eksperienca e tij personale dhe nuk di se çfarë mund të thonë konkurrentët e tjerë, duke lënë të kuptohet se akuzat mund të jenë ekzagjeruar.
Reagimi i Komanit vjen si një mbështetje e fortë për Brikenën, e cila po përballet me presionin e kritikave të ashpra nga banorë dhe ish-banorë, duke treguar një anë tjetër të saj që nuk është portretizuar plotësisht gjatë spektaklit.
