ShowBizzz

Deklarata që na shpëtoi gjatë takimit/ Nëna e Selin kërcënoi hapur Rogertin: Arsyeja e gjatë e reklamave?

Takimi i shumëpërfolur i Selinës me nënën e saj në “Big Brother VIP Albania 5” vazhdon të prodhojë debate, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga transmetimi.

Nëse fillimisht vëmendja ishte e përqendruar te kërkesa e papritur e nënës që vajza të linte shtëpinë për shkak të deklaratave të Rogertit, tani rrjeti po zien për një detaj mjaft shqetësues që duket se u ka shpëtuar të gjithëve në momentin e parë.

Siç u pa live, situata e tensionuar e detyroi moderatorin Ledion Liço të ndërhynte menjëherë për të qetësuar gjakrat, duke e dërguar Selinën në dhomën e rrëfimit. Ajo që pasoi ishte një ndërprerje e paprecedentë me reklama që zgjati më shumë se 40 minuta.

Ndërkohë që të gjithë mendonin se kjo kohë shërbeu vetëm për të bindur Selinën të mos e braktiste lojën, një tjetër hije dyshimi, shumë më e errët, është ngritur së fundmi në rrjetet sociale duke vënë në lëvizje adhuruesit e dinamikave të showbizit.

Në platforma të ndryshme ka filluar të qarkullojë me shpejtësi një fragment nga biseda mes nënë e bijë, ku dëgjohet një frazë që, e analizuar me kujdes, ngjan me një kërcënim të hapur.

Gjatë takimit, nëna i përcjell Selinës fjalët e babait duke i thënë: “Babi është shumë mirë, të puth fort dhe thotë ‘do kërcejmë vallen çame në mes të Londrës’.”

Në pamje të parë mund të tingëllojë si një shprehje patriotike pa shumë peshë, por “Vallja Çame”, e njohur ndryshe edhe si vallja e Osman Takës, është një kërcim tradicional që performohet nga burrat me shpata në duar.

Ajo që e bën këtë deklaratë edhe më specifike është destinacioni i përmendur. Rogerti, banori me të cilin Selin dhe familja e saj kanë pasur përplasjet më të forta, është i vetmi personazh i këtij edicioni që jeton pikërisht në Londër.

Në sytë e shumë shikuesve, lidhja mes “Londrës” dhe “kërcimit me shpata” nuk është thjesht një rastësi, por një mesazh kërcënues i dhënë live në televizion kombëtar kundrejt Rogertit.

Ky detaj ka bërë që shumë njerëz të aludojnë se kjo mund të ketë qenë arsyeja e vërtetë e panikut të produksionit dhe reklamave jashtëzakonisht të gjata. Fakti që një mesazh i tillë u përcoll pa u filtruar ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi menaxhimin e situatës dhe sigurinë e vetë banorëve.

https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2026/04/rog.mp4

Të Ngjashme