Kanë përfunduar deklaratat përfundimtare të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Seanca gjyqësore do të vazhdojë nesër në orën 09:00.
Në pjesën përmbyllëse të paraqitjes së saj, Prokuroria është ndalur te funksionimi dhe struktura e Shtabit të Përgjithshëm.
Në këtë fazë të procedurës, Prokuroria, ekipet mbrojtëse, si dhe të akuzuarit, do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i paraqesin trupit gjykues argumentet dhe parashtrimet e tyre përfundimtare.