Lajme

Del përgjigjja e analizave të ADN-s, të trupit të gjetur disa ditë më parë në fshatin Cerrunjë

Ka dalë së fundmi përgjigjja e analizave të ADN-s, të trupit të gjetur disa ditë më parë në fshatin Cerrunjë.

Sipas analizave është konflirmuar se trupi i pajetë, i përket të zhdukurit 34-vjeçarit, Eglant Koçi.

Megjithëse grupi hetimor ishte i bindur që trupi i përkiste 34-vjeçarit të humbur që nga data 4 qershor, por testet e ADN-së që e konfirmuan 100%, kjo për shkak të shenjës së operacionit, numrit të këmbës 40 dhe rrobave të zeza që kishte kufoma, të njëjtat që Eglanti është parë për herë të fundit.

Tashmë pritet që familjarët e tij të tërheqin trupin e të ndjerit në morgun e Tiranës.

See also  Kërcënimet e Trump, Franca bën thirrje për një stërvitje të NATO-s në Groenlandë: Të gatshëm të..Eglant Koci ishte raportuar i zhdukur dy javë më parë dhe kërkimet për gjetjen e tij kishin vijuar në disa zona. Në kamerat e sigurisë nga ambienti ku Koci u mbajt peng dhe dyshohet se u vra nga shoku i tij Armand Shakaj, ky i fundit shfaqej teksa me një çantë dhe qese të zeza tërheq diçka të dyshimte ky dyshohej se ndodhej trupi i pajetë i Kocit.

Çantën dhe qesen Shakaj i vendosi në makinën e tij, ndërsa dyshohet se në ‘Porsche’ ai e ka mbajtur trupin për më shumë se 24 orë. Më pas Shakaj kishte marrë një karrotrec dhe mjetin e transportoi me të deri në Ibë, me argumentin se kishte defekt makine. Prej andej është larguar me mjetin e tij ku dhe dyshohej të kishte zhdukur trupin e Eglant Koçit.

See also  A mund të shkojë Veliaj nga burgu në zyrë? Ish-Prokurori shpjegon procedurënMakina e Shakajt u gjet dhe u sekuestrua pas ngjarjes teksa kamarieri i tij e kishte çuar në një lavazh për ta larë. Brenda makinës u gjetën zhurmë gjaku dhe vegla pune si lopata me baltë. Dyshohet se është trupi i pajetë i të riut është hedhur në një humnerë fshatin Cerujë, ndërsa ka qenë një dron i policisë që e ka lokalizuar.

Të Ngjashme