Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, Blerta Deliu ka ankuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për prodhim të krizave.
Ajo ka thënë se Kurti edhe pse ka marrë mbështetje nga qytetarët ka heq dorë nga qeverisja.
Deliu-Kodra në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë këtë situatë do ta ndryshoj PDK me Bedri Hamzën, i cili sipas saj është dëshmuar në qeverisje.
“Dikush që ka fituar gjithë atë mbështetje të qytetarit të Kosovës e ka dështua me qeverisë, ka heq dorë me qeverisë, ka vazhdua me akuzua opozitën në vend se të jap llogari qytetarëve. Para egos së një njeriu që do ta ketë gjithë pushtetin, ne kemi një njeri që është dëshmuar në qeverisje. Që ka punën ekipore, ka ekip z.Hamza. E ka dëshmuar z.Hamza që është për bashkëpunim. Sot ne kemi një njeri të pa përgjegjshëm, që ose do të sundoj i tëri dhe i vetmi ose të bllokoj. Egoja e z.Kurit ballkon kriza të cilat PDK-ja do t’i ndryshojë”, ka thënë ajo.
Deliu-Kodra ka kritikuar Kurtin për deklaratat e dhëna se Kosovën e ka gjetur në gjendje të rëndë.
Ajo ka thënë se kur PDK ka marrë qeverisjen nuk ka pasur shkolla dhe janë ndërtuar qindra të reja, duke kujtuar edhe ndërtimin e rrugëve të reja e investime në fusha të ndryshme.
