ShowBizzz

Demi Moore si një 30-vjeçare, shfaqet me bikini dhe tregon linjat perfekte (FOTO)

Vitet për Demi Moore janë thjesht numra. Aktorja amerikane 61-vjeçare, mund të themi me plotë gojë se duket si një vajzë 30-vjeçare.

Së fundmi ylli hollivudian ka pozuar me bikini, e shtrirë në një dyshek pranë liqenit. Në këto foto ajo nxjerr në pah linjat trupore, tejet seksi dhe tërheqëse që çdo vajzë do t’i kishte zili.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “People”, Moore ka thënë se po përpiqet të thyejë rregullat se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të veshin femrat pas një moshe të caktuar.

“Ne nuk duam të dukemi të moshuar ose të mos ndihemi seksi. Jo për t’u përcaktuar nga një numër por nga përvoja ime”, kishte përmendur ndër të tjera aktorja.