Lajme

Demiri priti në takim Ministrin nga Mali i Zi, Ernad Suljeviq

Sot më 3 mars 2025, Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, priti në takim zyrtar Ministrin e Zhvillimit Rajonal–Investimeve dhe Bashkëpunimit me OJQ-të të Malit të Zi z. Ernad Suljević së bashku me delegacionin e tij.

Në takim mori pjesë U.D. Sekretarja e Përgjithshme e MZHR -së znj. Refike Sülçevsi si dhe përfaqësues nga kabineti i Ministrit Demiri.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive, me theks në shkëmbimin e përvojave, mbështetjen e komunave më pak të zhvilluara, rritjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Të dy ministrat shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe përgatitjen e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive.

Kjo vizitë shënon takimin e parë zyrtar të nivelit ministror që nga marrja e mandatit të Ministrit Demiri, duke përforcuar angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm rajonal dhe bashkëpunim ndërinstitucional.

Të Ngjashme