Një pjesë e fushës së futbollit të një shkolle në Mamushë është dëmtuar të hënën.
Rasti në Polici është paraqitur nga drejtori i shkollës.
Policia ka njoftuar se kanë filluar hetimet.
“Ankuesi mashkull kosovar, drejtor i shkollës ka raportuar se është dëmtuar fusha e futbollit respektivisht tapeti i gomës që gjendet në oborr të shkollës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24- orësh.


