Mbeturina të shumta janë hedhur në këtë lëndinë në Çabrat të Gjakovës.
Por ditë më parë këtu, këtu u vërejt diçka krejt të pazakontë.
Dikush pa se ishin dëmtuar disa pjesë të librit të shenjtë “Kuranit”.
E më pas, të njëjtat u varën në këto pemë.
Ky veprim aktivizoi menjëherë organet e rëndit.
Pas pranimit të informatës, në vendngjarje doli Policia e Kosovës.
Ani pse kanë nisur hetimet për atë që ndodhi, ende nuk dihet autori i kësaj vepre.
Ngjarja që nxiti reagime të ashpra në vend të martën, ka aktivizuar edhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
“Lidhur me rastin për të cilin keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe praktikat ndërkombëtare, me qëllim të identifikimit dhe konstatimit të drejtë të gjendjes faktike”, ka bërë të ditur Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speiclae.
E të papranueshëm këtë akt e kanë quajtur edhe banorët e Gjakovës.
Për këtë rast të mërkurën, para kamerës nuk kanë pranuar të flasin në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë
Por të martën, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, dëmtimin e pjesëve të Kuranit e cilësoi si akt kriminal.
“Djegien dhe përdhosjen e Kuranit në Gjakovë e shohim si një akt konkret dhe alarmues, si pasojë direkte e këtyre ideologjive antishqiptare dhe antiislame, të cilat synojnë realizimin e projekteve dashakeqe sipas modeleve të huaja që historikisht kanë qenë armiqësore ndaj shqiptarëve të besimit islam”, thuhet në reagimin e myftiut të Kosovës.
Ndryshe, në vitin që lamë pas, në Prizren një burrë ishte arrestuar po ashtu për grisjen e Kuranit.
