Lajme

Denaj: Shtyhet me 6 muaj afati për disbursimin e naftës për fermerët

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka bërë me dije se është shtyrë me 6 muaj afati për disbursimin e naftës për fermerët.

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Denaj për gazetarët tha se kanë kërkuar një shtyrje për një afat për 6 muaj e parë të 2024, në mënyrë që disbursimi të ndodhë me një ritëm më gradual.

Ministrja ka theksuar se qeveria shtoi buxhetim për ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe bëri të mundur që fermerët dhe blegtorët që kishin aplikuar dhe kishin fituar ta merrnin të plotë përfitimin e kësaj skeme.

“Një lajm i mirë për fermerit që po marrin disbursimin e fundit të naftës. Kemi kërkuar një shtyrje për një afat për 6 muajt të parë të 2024, në mënyrë që dispursimi të ndodhë me një ritëm më gradual. Falë aktit normativ që qeveria mundësoi në nëntor u shtua buxheti për ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe bëri të mundur që fermerët dhe blegtoret që kishin aplikuar dhe kishin fituar ta merrnin të plotë përfitimin e kësaj skeme. Ajo që vjen sot, është lehtësia që për naftën e fermerëve, pjesa procedurale, të ketë një lehtësi dhe tejzgjatje së paku 6 muaj”, tha Denaj.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo