Lajme

Dënimet në Hagë – Protestë para zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë, shtohet prania e Policisë

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë, në shenjë reagimi pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit kanë marshuar në këmbë nga qendra e Prishtinës drejt zyrave të EULEX-it, pas publikimit të vendimit të Speciales.

Në zonën përreth objektit janë parë edhe forca të shtuara të Policisë së Kosovës, ndërsa protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para zyrave.

Reagimet në vend vijnë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë./teve1.info/

Të Ngjashme