ShowBizzz

Dënimi ndaj Thaçit në Hagë, Noizy merr vëmendje me reagimin e tij

Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit vijon të sjellë reagime nga personazhe të njohur shqiptarë.

Këtë herë ka reaguar edhe Noizy. Reperi ka zgjedhur rrjetet sociale për të bërë publik qëndrimin e tij, duke shpërndarë një grafik me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbishkrimin: “JO NË EMRIN TIM”.

Mesazhi “Jo në emrin tim” është përdorur gjerësisht në Kosovë pas shpalljes së aktgjykimit, si në rrjetet sociale ashtu edhe nga qytetarët e mbledhur për të ndjekur vendimin.

Reagimi i Noizyt vjen dy ditë pas vendimit të 16 shtatorit, kur Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet. Të katër u shpallën fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe mbrojtja ka paralajmëruar apelimin.

Noizy i bashkohet kështu një numri artistësh dhe figurash publike shqiptare që kanë zgjedhur të reagojnë pas vendimit të Hagës, kryesisht përmes postimeve dhe InstaStory-ve në profilet e tyre.

Të Ngjashme