Lajme

Dënohen me burg 6 shqiptarë në Belgjikë, gjobiten edhe me 8 mijë euro

BELGJIKË- 6 shqiptarë janë dënuar nga autoritet belge. Ata duhet të qëndrojnë në burg për 24 muaj. Gjithashtu shqiptarët duhet të paguajnë një gjobë prej 8,000 euro dhe një konfiskim prej 10,000 euro pas një vendimi të Gjykatës në Belgjikë.

Më 15 mars 2022, policia mori një informacion për një plantacion marijuane në shkallë të gjerë në një magazinë në Lanaken. Pas hetimeve oficerët vendosën të bastisnin magazinë më 23 mars 2022. Atje, oficerët gjetën 2.824 bimë, të shpërndara në katër zona në rritje.

“Ne nuk e shohim këtë çdo javë”, tha prokurori i Tongerenitu gjatë seancës. Gjatë bastisjes u vëndosën në pranga gjashtë shqiptarët të cilët ishin përgjegjës për prerjen e bimëve.