
1
Klinika dentare “Dent Line”, e drejtuar nga Dr. Metë Shatri, po vazhdon të konfirmohet si një prej adresave më të besueshme dhe profesionale për trajtime stomatologjike dhe estetike dentare në kryeqytet.
Me një përkushtim të palëkundur ndaj cilësisë dhe shërbimeve moderne, “Dent Line” është bërë zgjedhja e parë jo vetëm për qytetarët që kujdesen për shëndetin oral, por edhe për shumë figura publike të njohura nga bota e televizionit, muzikës, sportit dhe gazetarisë.
Ndër pacientët e rregullt të kësaj klinike janë emra të njohur si, Mirdon Pacolli, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” Diana Tahiri, prezantuesja dhe aktorja Eriona Sejdiu, aktori Alban Rexhaj, gazetari hulumtues Lirim Mehmetaj, basketbollisti Fikret Shatri, këngëtarja Diona Fona, opinionisti Nderim Neziri, modelja Gresa Hoti, ish basketbollisti Saimir Shaptahu, aktori Armend Baloku, influenceri Miran Ramadani, si dhe shumë personalitete të tjera me ndikim në jetën publike.
Sipas vetë pacientëve, ajo që e dallon “Dent Line” është qasja profesionale, ambienti bashkëkohor dhe trajtimi individual që u ofrohet të gjithëve, nga kontrollet rutinë, zbardhja dhe estetika dentare, deri te implantologjia dhe ortodoncia moderne.
Me një listë të gjatë pacientësh të kënaqur, përfshirë edhe personalitete të njohura publike, “Dent Line” vazhdon të mbetet sinonim i kujdesit dhe cilësisë në stomatologji.
ks