LifeStyle

Depresioni pas diplomimit, shkaqet dhe si ta tejkaloni

Diplomimi shihet shpesh si një portë për mundësi të reja, por shumë të rinj e gjejnë veten duke u përballur me depresionin pas diplomimit

Kjo përvojë është e zakonshme dhe mund të jetë sfiduese.

Realiteti i depresionit pas diplomimit

Kalimi nga bota akademike në “streset” e jetës së të rriturve mund të na çojë natyrshëm në ndjenjat e zbrazëtisë dhe konfuzionit.

Edhe pse nuk është renditur zyrtarisht në “Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore” (DSM-5), shumë të sapodiplomuar i përjetojnë këto simptoma depresive.

1. Përballja me realitetin: Kalimi nga një mjedis i strukturuar akademik në një realitet të paparashikueshëm mund të jetë stresues.

2. Pasiguria në punësim: Lufta për të siguruar një punë mund të dëmtojë vetëvlerësimin dhe të rrisë nivelet e ankthit.

3. Rrethi shoqëror: Humbja e mbështetjes së përditshme të miqve mund të çojë në izolim.

4. Presion për të ardhura financiare: Jeta pas-studentore dhe kostot që e shoqërojnë lidhen ndjeshëm me depresionin.

5. Mungesa e rutinës: Një orar i pastrukturuar mund të çojë në ndjenjën e mungesës së qëllimit.

· Trishtim ose zbrazëti e vazhdueshme
· Humbja e interesit për aktivitete të caktuara
· Lodhje dhe mungesë energjie
· Ndryshime në oreks ose në peshë
· Çrregullime të gjumit
· Vështirësi në përqendrim
· Ndjenjat e pavlefshmërisë

Por…Si t’i tejkaloni këto simptoma?

1. Krijoni një rutinë: Krijimi i një programi ditor ju mban aktivë, të fokusuar dhe redukton stresin.

2. Vendosni objektiva realiste: Ndani detyrat në hapa të menaxhueshëm dhe festoni arritjet e vogla.

3. Ruani raportet: Qëndroni në kontakt me miqtë dhe familjen për të luftuar izolimin.

4. Praktikoni kujdesin për veten: Jepni përparësi ushtrimeve, ushqimit të shëndetshëm dhe pasione.

5. Kërkoni ndihmë profesionale: Terapistët dhe këshilluesit e shëndetit mund të ofrojnë mbështetje të vlefshme. Terapia konjitive-sjellëse (CBT) është efektive.Mos harroni se nuk jeni vetëm!

Depresioni pas diplomimit është një sfidë e vërtetë, por ju nuk jeni vetëm. Kalimi nga universiteti në realitetin e të rriturve kërkon kohë.

Duke kuptuar shkaqet dhe simptomat dhe duke zbatuar strategji efektive të përballimit të këtij tranzicioni, ju mund ta kaloni me sukses në këtë periudhë të vështirë, citon Anabel.

Mbani mend: Kapitulli tjetër i jetës suaj është i mbushur plot me mundësi të reja.