Dy ditë pasi presidenti brazilian Luiz Inbcio Lula da Silva krahasoi veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës me Holokaustin, 114 deputetë kërkuan shkarkimin e tij, duke nënshkruar një peticion.
Të dielën, gjatë një konference shtypi në Addis Abeba, kryeqyteti i Etiopisë, Lula kritikoi luftën e Izraelit në Gaza. Presidenti bëri një paralele midis vdekjes së palestinezëve dhe shfarosjes së hebrenjve të kryer nga Adolf Hitleri, udhëheqësi i Gjermanisë naziste.
“Nuk është luftë, është gjenocid”, tha presidenti brazilian.
/tiranapost