Lajme

Deputetët e PD-së i tremben vezëve të protestuesve, futen në Kuvend dhe largohen pak minuta më vonë (Video)

Deputetët demokratë kanë shmangur konfrontimin me protestuesit paraditen e sotme gjatë seancës parlamentare.

Kamera e Top Channel ka filmuar disa prej tyre, mes të cilëve edhe Oerd Bylykbashi, dhe Isuf Ccela, të cilët futen në Kuvend.

Por teksa pritej nisja e seancës ata janë larguar nga Godina për tu drejtuar në selinë e PD-së.

See also  Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (07-08 Qershor 2026)Pak minuta më vonë opozita doli me një deklaratë se nuk do të ishte pjesë e seancës parlamentare.

“Me urdhër të Edi Ramës, sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, përdori spray ariu, lëndë piroteknike, topat e ujit, zvarritjen, përgjakjen e protestuesve paqësorë me një egërsi të papërmbajtur”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD-së.

See also  Përfshihet nga flakët një automjet në Astir, zjarrfikësit e shuajnë

Të Ngjashme