ShowBizzz

Deputeti i Partisë Socialiste pjesë e “Dancing With the Stars”?

Një tjetër emër i njohur përflitet se do bëhet pjesë e “Dancing With the Stars”.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi thuhet se do të provojë një eksperiencë të re në ekran, pranë artit dhe larg politikës.

Burime për “Vip Magazine” zbulojnë se Korreshi i ka thënë “Po” ofertës së “Top Channel” për t’u bërë pjesë e edicionit të dytë të spektaklit të kërcimit.

Emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe disa nga emrat që janë përfolur deri tani për t’u bërë pjesë e tij janë Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi si dhe Eni Shehu.