Lajme

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili është edhe iniciues i Projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, tha se ka qenë gabim diplomatik deklarata e presidentit të Ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Deputeti ukrainas në “X” publikoi deklaratën e Zelenskyt dhe fotografinë ku slogani “Free Ukraine është larguar”, duke iu referuar heqjes së tij nga Hoteli Grand në Prishtinë.

“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina duhet  ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, shkroi Goncharenko.

Presidenti i Ukrainës gjatë vizitës në Beograd tha se qëndrimi i këtij shteti ndaj pavarësisë së Kosovës nuk ka ndryshuar.

Pwr deklaratën e Zelenskyt ka reaguar dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se deklaratën e presidentit të Ukrainës të dhënë ne Beograd për mosnjohjen e Kosovës e “marrim me keqardhje”.

Ndërsa, në Prishtinë pas deklaratës së Zelenskyyt është hequr flamuri i vendosur në mbështetetje të Ukrainës.

Ndaj deklaratës së Zelenskyyt ka reaguar edhe Shqipëria.

Të Ngjashme