Deputeti turk Turhan Comez ka denoncuar dërgimin nga qeveria turke të dy makinave ujëhedhëse në Shqipëri një ditë më parë.
Në një shënim në X, deputeti i Partisë së Mirë, thotë se përvoja e Erdoganit në shtypjen e protestave i ka kapërcyer të gjitha kufijtë ndërsa thekson se studentët në Shqipëri protestojnë që prej majit 2026 si pjesë e Lëvizjes së Flamingove dhe tashmë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama për shkak të papunësisë, emigracionit dhe korrupsionit.
“Një avion transporti ushtarak i Forcave Ajrore Turke ka transportuar dy automjete TOMА në aeroportin e Rinasit, pranë Tiranës.
Më 19 tetor, avioni u ngrit nga Kayseri gjatë orëve të pasdites dhe u kthye menjëherë pasi shkarkoi dy automjetet TOMA.
Automjetet TOMA pritet të përdoren për të shtypur protestat në vend.
Protestat nisën për shkak të dëshirës së dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, për të realizuar investime në turizmin luksoz në bregdetin jugor të Shqipërisë.
Së fundmi, protestuesve, të cilët dolën në rrugë në maj të vitit 2026 si pjesë e “Lëvizjes Flamingo”, u janë bashkuar edhe studentët.
Protestuesit kërkojnë zgjidhje për problemet e papunësisë dhe emigracionit, si dhe dorëheqjen e Edi Ramës, të cilin e konsiderojnë të pamjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Belind Këlliçi, publikoi pamje të dy automjeteve TOMA të mbërritura në aeroport.
Përvoja juaj në shtypjen e protestave i ka kaluar të gjithë kufijtë.
Duke dërguar automjete TOMA në Shqipëri për të spërkatur studentët me ujë nga topat e ujit, tani do të bëheni liderë botërorë”, shkruan ai.

