Lajme

​Dërgimi i FSK-së në Gaza dhe 500 mijë eurot për Kombëtaren, mblidhet Qeveria

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot.

Ndarja e 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës në futboll, pas fitores kundër Sllovakisë është një nga pikat e rendit të ditës, të kësaj mbledhjeje.

Një nga pikat është edhe ndarja e pagës së 13-të, si dhe ajo e dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza.

Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe projektligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e ai për Banimin Social dhe të Përballueshëm.

Të Ngjashme