Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje nga Kosova, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po përballen me pritje deri në 20 minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 200 metra.
Në pikat e tjera kufitare, situata paraqitet më e qetë.
Pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë deri në 5 deri në 10 minuta./teve1.info/
