Lajme

Deri në 36 gradë Celsius – ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Kosova do të përballet me temperatura të larta gjatë javës së ardhshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe të nxehtë.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa dita më e nxehtë pritet të jetë e marta dhe e mërkura.

Lexoni më poshtë parashikimin e motit prej datës 10–14 gusht 2026:

E hënë, 10 gusht 2026
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 gradë Celsius deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 30 gradë Celsius deri në 35 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1-4 m/s, lokalisht me intensitet më të lartë..

E martë, 11 gusht 2026
Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë 12–17°C, ndërsa maksimalet 30–36 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1-5 m/s.

E mërkurë, 12 gusht 2026
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në viset e larta malore parashihen vranesira të pakta.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 36°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–5m/s.

E enjte, 13 gusht 2026
Do të mbajë mot kryesisht me diell, por gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima dhe mundësi për stuhi të izoluara. Temperaturat minimale do të jenë 12–17°C, ndërsa maksimalet 30–34°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s, ndërsa gjatë zhvillimit të stuhive mund të ketë rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës dhe ndryshim të drejtimit.

E premte, 14 gusht 2026
Moti do të jetë kryesisht me diell, me zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare gjatë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 35°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s.

Të Ngjashme