ShowBizzz

Deshën të shkonin në stadium për ta ndjekur ndeshjen e Kosovës, por Lelës dhe Kaderit iu ndodhi e papritura

Dy ish-banoret e BBVK, Lela dhe Kaderi nuk kanë arritur të jenë të pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen e shumëpritur mes Kosovës dhe Turqisë, pavarësisht planeve të tyre të mëhershme.

Dyshja përmes një videoje në Instastory kanë bërë të ditur se kushtet e pafavorshme atmosferike, përkatësisht reshjet e shiut, ua pamundësuan shkuarjen në stadium, shkruan IndeksOnline.

Situata u komplikua edhe më tej pasi ata nuk arritën të siguronin bileta në zonën VIP, ku u detyruan që ndeshjen shikonin në një lokal.

”Deshtëm me shku në VIP po nuk u bo puna”, tha Kaderi.

Të Ngjashme