LifeStyle

Dëshira për se ks rritet më shumë gjatë verës

I nxehti afrikan ka arritur në shumë vende të botës, përfshirë Kosovën.

Shpesh pretendohet se kafshët, përfshirë njerëzit, kanë më shumë gjasa të çiftëzohen gjatë verës. Por a ka ndonjë provë që temperaturat e larta me të vërtetë kontribuojnë në një rritje të aktivitetit seksual?

A e rrit moti i nxehtë epshin?

Libido është i njohur në aspektin e psikiatrisë si “një përbërës i instinktit të jetës” – shkalla në të cilën dëshironi të bëni seks, ose jo, shkruan iNews, transmeton Klan Kosova.

Shumë faktorë mund të ndikojnë në epshin e një personi, të tilla si prirjet natyrore të trupit tuaj, dieta dhe shëndeti mendor. Por, a ndikon dielli në epsh?

Annabelle Knight, një eksperte seksi dhe marrëdhënie me Lovehoney, tha: “Trupat tanë prodhojnë më shumë Vitaminë D kur janë të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit dhe Vitamina D rrit nivelet e testosteronit. Testet gjithashtu treguan se burrat kishin 33 për qind më shumë të testosteronit që rrjedh nëpër trupa në qershor sesa në janar. Burrat me më shumë testosteron kanë më shumë orgazma”.