David Sinclair, një shkencëtar dhe profesor në Universitetin e Harvardit, ka studiuar shumë për mënyrat se si mund të jetoni më gjatë dhe të ngadalësoni plakjen. Ai thotë se disa ndryshime të thjeshta në mënyrën se si hani dhe jetoni mund t’ju shtojnë deri në 10 vjet jetë.
Për Sinclair, nuk ka rëndësi vetëm çfarë hani, por edhe si e hani atë. Ai beson se është më e rëndësishme të hani ushqime të shëndetshme dhe të freskëta, sesa të hani shumë, madje dhe ushqime të shpejta.
Një nga këshillat e tij është të hani më pak, por ushqime të pasura me vitamina dhe minerale, si perime dhe fruta. Ai gjithashtu sugjeron të mos hani karbohidrate në mëngjes, pasi këto ushqime i japin trupit një ndjenjë bollëku, që e pengon trupin të përdorë energjinë dhe të aktivizojë proceset që ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.
Për të nisur ditën, ai rekomandon ushqime si kosi, arrat dhe disa suplemente që ndihmojnë trupin të djegë yndyrën dhe të rigjenerohet. Kjo mund të ndihmojë në mbajtjen e trupit të shëndetshëm dhe në parandalimin e plakjes.
Sinclair gjithashtu është një mbështetës i dietës mesdhetare, e cila përfshin ushqime të shëndetshme si vaji i ullirit, drithërat dhe perimet. Kjo dietë ndihmon zemrën dhe parandalon sëmundjet që lidhen me plakjen.
Megjithatë, për Sinclair, është e rëndësishme jo vetëm të hani mirë, por edhe të bëni ushtrime dhe të siguroheni që të flini mirë. Ai sugjeron të përdorni shtretër që rregullojnë temperaturën për të fjetur më mirë. Syri.net-iefimerida.
