ShowBizzz

Dëshmi të tjera dalin në dritë: “Eraldo mori hak pasi Noizy ka kryer marrëdhënie me të fejuarën e tij”

Për herë të dytë brenda një muaji, lokali i reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit ‘Noizy’, është përfshirë nga flakët.

Dyshimet ishin se zjarri këtë herë është vënë nga një familjar, Eraldo Musteqja, kushëri i Noizyt, i cili ka rënë edhe në prangat e policisë.

Pas kësaj vetë reperi bëri një postim në Instagram ku sqaroi se kushëriri i kishte vënë flakën lokalit pasi ishte kthyer në një besimtar ekstremist, që mendonte se lokalet nuk duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram.

Mirëpo, një dëshmi e re ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale.

Një kushëri i 26-vjeçarit ka një tjetër version. Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se deklaratat e Noizy-t janë dezinformuese pasi ngjarja ka ndodhur për motive të tjera.

Ai thotë se më parë Eraldo ka punuar në lokalin e Noizy-t si kuzhinier, por për disa muaj me radhë ka patur probleme me babain e reperit i cili menaxhon edhe lokalet e tij. Kushëriri i Eraldos thotë se ai nuk ka marrë rrogën prej 4 muajsh dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Noizy ka kryer marrëdhënie me të fejuarën e Eraldos, që e konsideronte shok të ngushtë.

Më tej ai thotë se nga mllefi për këto që i kishin ndodhur, Eraldo ka ndërmarrë këto veprime.

Unë jam kushëriri Eraldo Musteqes që u arrestua sot te Zins. Dua të them që ajo që postoi Noizy është komplet dizinformim. Atëherë versioni i vërtetë është kshu: Eraldo, kushëriri im, punonte te lokali tyre si guzhinjer që bënte sushi, ai disa muaj rrjesht pati probleme me babin e Noizyt i cili është dhe ai që merret me menaxhimin e lokalit, dhe Eraldos nuk i kanë dhënë 4 muaj rrjesht rrogën.

Si të mos mjaftonte, kjo Eraldo merr vesh që Noizy kishte shkuar edhe me të fejuarën e Eraldos të cilin e konsideronte shok të ngushtë. Nga mllefi Eraldo bëri kto veprime”