Lajme

Dështon shkarkimi i anëtarëve të Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër shkarkimit të anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Në votim morën pjesë deputetët e VV-së, ndërsa munguan deputetët e opozitës, me përjashtim të një numri të vogël të tyre.

Deputetët votuan për shkarkimin e anëtarëve Birol Urcan, Dardan Beqiri dhe Radojica Mrdjinac.

Ndërkaq gjatë seancës u bë e ditur se mandati i ka skaduar kryetares së Bordit, Albulena Mehmeti dhe anëtares Fatime Lumi –Qehaja.