Lajme

Detaje ekskluzive për gjuajtjen me armë në Gjakovë: E plagosur është vajza 9-vjeçare

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan sot në Gjakovë.

IndeksOnline raportoi më herët se dy persona, si shkak i një konflikti, kanë nxjerrë armët.

Moneytizer Paragrafi 2

Nga ky incident pësoi një vajzë e mitur, 9-vjeçare, e cila ishte kalimtare e rastit.

Burime të IndeksOnline pohojnë se dy të dyshuarit u përkasin familjeve Kurti dhe Duraku.

Moneytizer Paragrafi 4

Burimet bëjnë me dije se viktima së pari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, për t’u transportuar më pas në QKUK.

Rasti është konfirmuar edhe nga drejtori rajonal i policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar, megjithëse të dyshuarit janë të njohur për policinë.

Sipas Graishtës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit.



ks