Lajme

Detaje nga tragjedia në Vushtrri, 31- vjeçari vdes në vendin e punës

Shiritat e sigurisë, u vendosën para këtij objekti në Vushtrri.

Kjo meqë në mesditë këtu, ndodhi një tragjedi.

Njëri prej punëtorëve, ra nga kati i tretë i këtij objekti.

Pas kësaj 31 vjeçari V.K, u dërgua menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.

Por, në këtë insitucion shëndetësor thonë se V.K, u pranua pa shenja jete.

E pas tragjedisë, u ndalua puna tek vendpunishtja ku e humbi jetën punëtori.

Pas ngjarjes, në teren dolen Inspektorati Qendror i Punës, të cilët ndaluan punimet në objekt

E rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore, ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Njësitë policore kanë filluar veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Policia e Kosovës

E enjtja doli tragjike edhe për një tjetër punëtor në Ferizaj.

27 vjeçari dyshohet se ka rënë nga kulmi i një objekti në fshatin Babush të Ferizajt, i cili pas lëndimeve të rënda që ka pësuar është dërguar në QKUK për trajtim.

Ndalohet një person për rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Vushtrri 

 

 

Të Ngjashme