Një shpërthim dëmtoi një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln.
Një zëdhënëse e policisë tha se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut – një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante – është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.
Ajo nuk dha asnjë informacion për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit.
Radio Këlni raportoi herët në mëngjes se një person është plagosur lehtë.
Policia u kërkoi qytetarëve që ta shmangin zonën përreth vendit të shpërthim