Lajme

Detajet e fundit për zjarrin në fabrikën e mishit në Milloshevë

Fabrika e mishit “Apetit” në Milloshevë ka marrë flakë.

Raportohet se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës bën të ditur se informatën e kanë marrë në ora 05:30 dhe se në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po merren me rastin.

Tutje ajo thekson se nga rasti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.