LifeStyle

Detajet – ‘Mos u krahaso me mua’, përplasje mes Jonida Maliqit e Soni Malajt në Ferma VIP

Higjiena në shtëpi është bërë shkak i një debati me tone të ashpra mes Jonida Maliqit dhe Malbora Gurrës.

Mes konkurrenteve janë shkëmbyer disa akuza, të cilat kanë vijuar edhe gjatë spektaklit të së hënës.

Por kur u është kërkuar mendim edhe vajzave të tjera të shtëpisë, këngëtarja Soni Malaj ka deklarur se pas çdo veprimi, referuar atyre të Malborës, duhet gjetur forma e duhur për t’ia komunikuar.

Pas kësaj, mes dy këngëtareve ka pasur një debat dhe akuza të ndërsjellta ndaj tyre.

Jonida: Në jetën reale, unë nuk do i kisha bërë kurrë me mikeshat e mia apo me persona që do kisha relata. Përshtatja është e vështirë në një shtëpi të madheKafshët jetojnë në fermë, dhe njerëzit jetojnë me njerëzit. Nëse i bashkon këto dhe thua të jetojmë si kafshët, unë nuk kafshëroj.Është e ccuditshme si degradon biseda. Vlerësoj formën si reagohet pas konfliktit. Individ si puna e vajzës (drejtuar Malborës) që përdor termin budallaqe tregon shumë për të. Ne si vajza duhet të tregohemi të kujdesshme si qasemi. Nuk kërkova opinionin tënd fare Soni.

Soni: Ma ka kërkuar Arbana dhe po e vazhdoj.

Jonida: Shyqyr të dëgjova duke folur.

Jonida: Nuk zihesh? Po ti nuk je unë një herë. Ti je Soni Malaj, unë Jonida Maliqi, mos u krahaso të lutem.

Soni: Unë të krahasohem me ty? Larg qoftë. 

Të Ngjashme