LifeStyle

Detajet – Princesha Anne refuzon të puthë Kate Middleton në një event për një arsye të çuditshme

Princesha Anne, vajza e mbretëreshës Elizabeth II dhe motra e mbretit Charles III, shmangu përshëndetjen me një puthje ndaj Kate Middleton gjatë shërbesës vjetore të Ditës së Kombeve të Bashkuara në Abedinë Westminster, kishë historike në Londër ku mbahen shumë evente të rëndësishme të familjes mbretërore.

Ndërsa princi William dhe halla e tij u përshëndetën me një puthje në faqe, princesha Anne nuk e bëri të njëjtën gjë me Middleton. Por ky nuk ishte një qëndrim i ftohtë apo ndonjë mosrespekt.

Sipas gazetares Rebecca English të Daily Mail, arsyeja ishte praktike:

“Princesha Anne nuk kishte si të provonte të jepte një puthje nën një kapelë si ajo e princeshës së Uellsit.”

Image

Kapelja me strehë të gjerë e Kate Middleton e bënte të vështirë që Anne të afrohej pa e penguar apo pa krijuar një situatë të sikletshme. Megjithatë, siç duket edhe në videon e mësipërme, Kate Middleton u takua për bukuri me personin para princeshës Anne.

Në këtë event, Middleton kishte veshur një fustan blu nga Catherine Walker, të kombinuar me taka stiletto nga Gianvito Rossi dhe një kapele me strehë të gjerë nga Sean Barrett.

Ajo gjithashtu kishte vënë një varëse me pesë radhë perlash nga Susan Caplan dhe një palë vathë të mbretëreshës Elizabeth II, duke krijuar një pamje të plotë dhe elegante.

Për një person si Princesha Anne, e cila është e njohur për disiplinën dhe korrektësinë mbretërore, përshëndetja me një puthje mbi një kapelë të tillë mund të ishte e vështirë ose e pasigurt, dhe mund të shkaktonte siklet në publik.

Pra, ndryshe nga ç’pandehëm, me siguri nuk ka ndonjë dramë mes princeshash, thjesht u bë një zgjedhje praktike dhe e kujdesshme nga princesha Anne për të shmangur një situatë të sikletshme në publik. 

Të Ngjashme