LifeStyle

Detajet – Pse pamja e Anya Taylor-Joy në darkën para Oscars po komentohet kaq shumë?

Aktorja Anya Taylor-Joy dhe bashkëshorti i saj Malcolm McRae rrallë shfaqen së bashku në publik, por çifti bëri një përjashtim këtë javë në darkën gala para ndarjes së çmimeve Oscar, të organizuar nga Dior dhe revista W, në restorantin Mr. Chow në Beverly Hills.

Për eventin, Taylor-Joy zgjodhi një fustan të bardhë të thurur me dekolte të thellë dhe rripa anësorë, të kombinuar me një xhaketë të zezë dhe sandale të bardha nga Aquazzura. Flokët i lidhi në një topuz të lartë, ndërsa shtoi vathë të hollë argjendi nga Tiffany & Co. Malcolm mbante një kostum klasik të zi me këmishë të bardhë, duke krijuar një kontrast elegant me pamjen e bashkëshortes.

Megjithatë, figura e aktorës tërhoqi më shumë vëmendje. Beli i hollë, faqet dhe mollëzat e larta ndezën debatet mbi standardet e bukurisë në Hollivud, ku disa shohin një simbol elegancë, ndërsa të tjerë shprehin shqetësime për dobësinë ekstreme dhe shëndetin.

Image

Të Ngjashme