LifeStyle

Detaji emocionues/ Ja gjesti që Mali bën ç’do ‘prime’ për t’i ardhur në ndihmë Stenaldos

Mes debateve të forta dhe strategjive për lojë, një miqësi e pastër dhe e sinqertë po spikat në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Bëhet fjalë për raportin mes Malit dhe Stenaldos, banorit që ka humbur shikimin.

Edhe pse shpesh kamerat fokusohen te zhurma, një detaj emocionues që përsëritet çdo Prime ka shpëtuar pa u vënë re nga masa, por është evidentuar nga personazhi i njohur në rrjetet sociale, Rayman.ink.

Në videot e qarkulluara, shihet se si Mali, në çdo moment konfuzioni, lëvizjeje apo transmetimi live, është gjithmonë aty për Stenaldon. Pa bujë dhe pa u përpjekur të bjerë në sy, ai bën gjestin fisnik duke i ofruar krahun, duke e orientuar nëpër shtëpi apo duke e ndihmuar të ulet dhe të ngrihet gjatë momenteve të ndryshme të spektaklit.

Ajo që e bën këtë veprim edhe më të veçantë është fakti se Mali nuk e ka përdorur kurrë këtë kujdes për të fituar pikë në lojë, për të marrë vëmendje nga opinionistët apo për të bërë rolin e heroit.

Ai e bën këtë në heshtje, thjesht si një shok i vërtetë që dëshiron t’ia lehtësojë qëndrimin mikut të tij në shtëpi.

Ky dedikim i heshtur ka marrë vlerësime maksimale në rrjet, duke u cilësuar si një nga shembujt më të bukur të humanizmit dhe miqësisë brenda këtij formati.

Të Ngjashme