Pas muajve të ftohtë, lëkura ka nevojë për një rifreskim të plotë. Temperaturat e ulëta, ajri i thatë, ngrohja në ambiente të mbyllura dhe mungesa e diellit mund ta bëjnë fytyrën të duket e lodhur, e thatë dhe pa shkëlqim. Pikërisht për këtë arsye, ekspertët e bukurisë rekomandojnë një beauty detox në fund të dimrit, një rutinë e thjeshtë që ndihmon në pastrimin, rigjenerimin dhe ndriçimin e lëkurës para pranverës.
Eksfolimi, hapi i parë për një lëkurë të freskët
Për të rikthyer shkëlqimin e fytyrës, është e rëndësishme të largohen qelizat e vdekura. Eksfolimi ndihmon në stimulimin e rinovimit të lëkurës dhe e bën atë më të butë dhe më të njëtrajtshme.
Specialistët sugjerojnë peeling të butë ose enzimatik, të cilët pastrojnë thellë pa irrituar, sidomos për lëkurat e ndjeshme.
Pastrim i thellë, por gjithmonë i butë
Pas eksfolimit, lëkura ka nevojë për një pastrim të mirë, por jo agresiv. Produkte me përbërës si argjila, karboni aktiv apo çaji jeshil ndihmojnë në largimin e yndyrës së tepërt dhe papastërtive, ndërsa për lëkurat e ndjeshme rekomandohen formula me kamomil ose tërshërë që qetësojnë irritimet.
Hidratimi është thelbësor
Një lëkurë e pastruar ka nevojë për ushqim dhe hidratim. Serumet me acid hialuronik, vajrat e lehtë si jojoba apo trëndafili dhe produktet me vitaminë C ndihmojnë në rikthimin e elasticitetit dhe shkëlqimit natyral të fytyrës. Këta përbërës ndihmojnë në balancimin e lëkurës pas stresit që ajo kalon gjatë dimrit.
Ad
Dieses Spiel hält Dich die ganze Nacht wach.Heroes of History
So verschwindet Bauchfett mit einem alten Hausmittel – ganz einfach zu HauseHepaliv
Maskat detox, aleati i lëkurës në ndryshim sezoni
Një ose dy herë në javë, maskat për fytyrën janë një ndihmë e madhe. Maskat me argjilë pastrojnë thellë dhe largojnë toksinat, ndërsa maskat hidratuese me aloe vera ose acid hialuronik e bëjnë lëkurën më të butë dhe më të shëndetshme.
Mos harroni mbrojtjen nga dielli
Me afrimin e pranverës, ekspozimi ndaj diellit rritet. Për këtë arsye, kremi me SPF duhet të bëhet pjesë e përditshme e rutinës, edhe kur nuk jeni në plazh. Mbrojtja nga rrezet UV ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme dhe njollave në lëkurë.
Bukuria fillon edhe nga ushqimi
Beauty detox nuk lidhet vetëm me kremrat. Një dietë e pasur me antioksidantë, fruta, perime dhe çajra bimorë ndihmon trupin të eliminojë toksinat dhe e bën lëkurën të duket më e pastër dhe më e ndritshme.
