Dhëmbët në ëndërr zakonisht lidhen me shëndetin tuaj ose të një personi që është i shtrenjtë për ju. Besohet se simbolizojnë mërzi, dhimbje, fatkeqsi, sëmundje, humbje e deri vdekje. Nuk mungojnë edhe shpjegimet pozitive për shfaqjen e dhëmbëve në ëndërr, si arritja e një zgjidhjeje, fundi i një faze apo problemi tepër të vështirë.
DHËMBËT E SHËNDETSHËM në ëndërr nuk konsiderohen shenjë e mirë, pavarësisht nëse ju shfaqen dhëmbët tuaj apo të të tjerëve. Kur shihni në ëndërr sikur keni dhëmbë të shëndetshëm, kjo tregon se do të dëgjoni lajme të këqija ose se do të përballeni me disa probleme shëndetësore. Kur ju shfaqen dhëmbët e dikujt tjetër, kuptimi është i njejtë, por tregon se me një situatë të keqe do të përballet personi që ju shfaqet në ëndërr. Nga ana tjetër, një ëndërr e tillë tregon se ai person ndihet i rrezikuar, mbase edhe prej jush.
Kur në ëndërr qeshni shumë dhe dhëmbët tuaj të shëndetshëm dalin në pah, kjo tregon se jeni krenarë me veten dhe se vlerësoni të gjitha talentet dhe aftësitë tuaja.
DHËMBËT E PRISHUR parashikojnë në përgjithësi probleme financiare dhe të natyrës materiale. Parashikojnë po ashtu probleme në marrëdhënie dhe në komunikimin me të tjerët. Kujdes me kë flisni dhe kujt i besoni. Ndonjëherë, dhëmbët e prishur që shfaqen në ëndërr tregojnë se keni shokë të rremë ose njerëz që duan t’ju shfrytëzojnë.
Po ashtu dhëmbët e prishur parashikojnë debate, konflikte dhe humbje. Këshilla më e mirë është që pasi shihni në ëndërr dhëmbët e prishur, të bëni kujdes dhe të shmangni çdo përballje në një të ardhme të afërt. Kur shihni një tjetër person që ka dhëmbë të prishur, kjo tregon se të gjitha problemet që u përmendën më lart, do t’i ndodhin personit që ju shfaqet në ëndërr.
DHËMBI I THYER në përgjithësi nuk është shenjë e mirë. Çdo gjë që thyhet, gjithmonë lidhet me ndjenja intensive. Kjo ëndërr mund të përfaqësojë emocione ose ndjenja rraskapitëse, të cilat duam t’i ndrydhim. Dhëmbët e thyer lidhen me ndjenja të forta tonat, pavarësisht nëse dhëmbët e thyera janë tonat apo të personave të tjerë.