LifeStyle

Dhjami i tepërt rreth belit nënkupton se keni madhësi më të vogël të trurit

Bel i gjerë, tru i vogël? Nëse jeni të trashë, në veçanti në pjesën e mesit të trupit, atëherë ka shumë mundësi që veçse e keni tkurrur vëllimin e materies gri në tru, sipas një studimi të publikuar në revistën ‘Neurology’.

Materia gri e trurit i mban shumicën e 100 miliardë qelizave nervore që i ka truri, ndërkaq materia e bardhë është e mbushur me fibra nervor që i lidhin regjionet e trurit.

Edhe studimet e mëhershme kanë treguar për lidhje mes atrofisë së materies gri dhe rrezikut për të zhvilluar demencën.

Shkencëtarët kanë studiuar gjithsej 9,652 persona të moshës së mesme, ndërsa nga eksperimentet dhe analizat e ndryshme kanë zbuluar se personat me indeksin më të lartë të masës trupore (BMI) kishin pasur vëllimin më të ulët të materies gri në tru.